Lajme

Dy të plagosur në Klinë, Policia jep detaje

05/18/2022 14:40
nga:G B

Dy persona janë plagosur sot në Klinë, raporton Gazeta Blic.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në qendër të Klinës sot rreth orës 13:40.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Gazeta Blic se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndron Policia e Kosovës.

Motivet e plagosjes së dyfishtë mbeten të panjohura për momentin.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.