Dy persona që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara në Hagë janë të prekur nga COVID-19, shkruan Gazeta Blic.
Kështu ka deklaruar sonte në Debat Plus, Ermal Panduri, i cili ka njoftuar se mostrat e personave të tjerë që po mbahen në paraburgim janë dërguar për testim.
“Burimet e TV Dukagjinit bëjnë me dije se pritet të vijnë edhe mostrat e personave të tjerë që po qëndrojnë në Hagë, në mënyrë që të dihet se a janë të prekur edhe të tjerët me këtë virus”, tha ai.
Tutje ai ka shtuar se një gjë e tillë ka ndikuar edhe në vizitat e planifikuara në familjarëve të të paraburgosurve në Hagë