Lajme

Dy të mitur kapen me armë dhe shufër metalike në Ferizaj

04/25/2025 19:54
nga:Mergim Rreci

Në kuadër të planit operativ “Stop Droga në Shkolla”, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të mitur me inicialet R.Xh. dhe N.H, në Ferizaj.

Gjatë kontrollit të kryer në vendin e ngjarjes, te i mituri R.Xh. është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, ndërsa te N.H. një shufër metalike.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit të shtetit për të mitur, R.Xh. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe ndaj të miturit tjetër, N.H., është përpiluar një shënim zyrtar dhe është liruar, me rastin që gjithashtu do të trajtohet në procedurë të rregullt.