Lajme

Dy të lënduar nga një aksident në Sojevë të Ferizajt

02/11/2024 16:06
nga:G B

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka dhënë detaje.

Veseli tregoi se një veturë me targa vendore e cila ishte në lëvizje, ka dal nga rruga.

“Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, u shpreh Veseli.