Dy persona kanë pësuar lëndime si shkak i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Fillimisht ishte raportuar se ky aksident kishte ndodhur në fshatin Rufc, por që rasti ka ndodhur në fshatin Torinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Torinë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.


