Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabovc, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.


