Lajme

Dy të lënduar në aksidentin te Zona Industriale

07/10/2025 11:00
nga:G B

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.

 

Aksident trafiku në dalje të Prishtinës, nuk dihet për të lënduar