Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurve, A.T. dhe V.H., dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për ta, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, raporton GazetaBlic.
Sipas Prokurorisë, dyshimet janë të bazuara se ata kanë kanosur një person, B.H., duke e kërcënuar se do të publikojnë informacione të dëmshme për nderin dhe autoritetin e saj, nëse ajo nuk paguante 5,000 euro.
Pasi B.H. kishte vendosur paratë në një pantallon fermerka, V.H. ka shkuar për t’i marrë ato, por është ndaluar nga policia në momentin kur ka tentuar të largohet. A.T. është arrestuar më pas, pasi kishte ardhur në vendin e ngjarjes.
Prokuroria ka ngritur akuza për veprën penale “Shantazh” dhe ka theksuar angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.


