Lajme

Dy të arrestuar për drogë, thikë e boks hekuri në Drenas

02/05/2025 09:37
nga:Sh R

Dy persona janë arrestuar në Drenas për shkak se gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një boks hekuri.

Poashtu, gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 14 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, gjashtë fishekë, thikë e telefon.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.