Lajme

Dy të arrestuar në Pejë, u rrahën mes vete

02/20/2023 09:24
nga:G B

Janë arrestuar dy persona në Pejë, pasi që janë rrahur mes vete.

Bëhet e ditur se njëri nga ta ishte nën ndikim të alkoolit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi ata janë rrahur në mes vete, ku njëri nga ta ishte nën ndikim të alkoolit dhe që të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor, pastaj me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.