Lajme

Dy të arrestuar në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

07/03/2025 23:03
nga:Sh R

Dy burra janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë si dhe kanë keqpërdorur besimin.

Sipas njoftimit të policisë, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve mirë të organizuara operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot arrestoi E.M., (viti i lindjes 1996) dhe B.H., (viti i lindjes 1990).

Policia tha se arrestimi i të tyre është bërë pasi që bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit, të dyshuarit, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Keqpërdorim i besimit’’, në të cilin dyshohet se në periudhë të caktuar kohore nga viktima shtetas i huaj, kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka.

Dy të dyshuarit me aktëvendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.