Skuadra e 2 Korrikut ka njoftuar se dy lojtarët e tyre, Aurel Limani dhe Venis Havolli janë në prova tek ekipi i madh kroat, Dinamo Zagreb.
Klubi kosovar thotë se dyshja kanë filluar stërvitjet me ekipin kroat dhe tashmë kjo tregon mundësi reale që ata mund t’i bashkohen ekipit të madh, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se 2 Korriku ka marrëdhënie të shkëlqyera me klubin kroat.
Ja njoftimi i ekipit kosovar:
“Dy futbollistëve të ekipit U19 të FC 2 Korriku, Venis Havollit dhe Aurel Limanit iu është dhënë mundësia për t’u provuar tek gjigjanti kroat GNK Dinamo Zagreb.
Futbollistët në fjalë kanë filluar me seanca stërvitore në Zagreb, teksa kjo mundësi e dhënë për ta po del të jetë ogur i mirë për thellimin e bashkëpunimit mes klubit kosovar dhe atij kroat”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport