Sporti

Dy super skuadrat angleze në garë për Frenkie De Jong

02/10/2024 10:07
nga:Mergim Rreci

Gjigantët e Premierligës, Arsenali dhe Manchester City do të garojnë për të siguruar nënshkrimin e yllit të mesfushës së Barcelonës, Frenkie De Jong në verë, sipas HITC .

Të dy klubet se kanë thënë interesim të madh për shërbimet e tij, përcjell GazetaBlic Sport .

Katalunasit mund të tundohen të shesin holandezin nëse marrin një ofertë të duhur, madje mesfushori ishte shumë pranë kalimit të Manchester United në verën e kaluar.