Përballja mes Ferizajt dhe Suharekës, e hapi dje xhiron e 23-të në Superligë.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së djeshme ishte 3 me 1, me skuadrën e Arsim Abazit që mori një fitore të madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndërkaq, sot xhiroja e 23-të do të vazhdojë me dy superduele, ku do të ballafaqohen Llapi-Drita dhe Ballkani-Prishtina.
Kjo xhiro do të mbyllet të dielën pasdite me dy ndeshjet, ku përballen Gjilani-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Malisheva.
/GazetaBlic Sport/