Sot nis java e tetë e Sperligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë dy super përballje.
Prishtina e cila aktualisht është lidere e tabelës, do të jetë nikoqire e Ballkanit, e cila renditet e dyta.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Malishevës dhe Llapit.
Të dy këto takime nisin nga ora 15:00.



