Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje fantastike.
Dy super përballje do të zhvillohen ditën e sotme, me kryendeshjen që zhvillohet në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani dhe Drita premtojnë spektakël në takimin e tyre, me të dy skuadrat që janë në krye të tabelës.
Pikët e kësaj ndeshje kanë vlerë të madhe në garën për titullin kampion, andaj edhe të dy klubet janë përgatitur fortë.
Një takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Gjilanit dhe Prishtinës, atje ku Ismet Munishi do të përballet me ish skuadrën e tij.
Të dy ndeshjet luhen në ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


