Kupa e Botës 2022

Dy super lojtarët e Francës mund të mungojnë nesër ndaj Marokut

12/13/2022 16:27
nga:Lorik J

Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot nuk kanë stërvitur sot me kombëtaren franceze.

Në prag të gjysmëfinales kundër Marokut, Aurelien Tchouameni u rikthye në stërvitjet kolektive me francezët, përcjell GazetaBlic Sport.

Në stërvitjen e sotme 22 nga 24 lojtarët morën pjesë në stërvitje.

Upamecano dhe Rabiot sipas RMC Sport janë në dyshim për ndeshjen e nesërme gjysmëfinale të Botërorit.

Franca dhe Maroku takohen nesër nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport