Sporti

Dy super lojtarë të PSG’së rikuperohen, gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

04/26/2021 10:07
nga:L J

Mbappe u dëmtua në ndeshjen ndaj Metz, por tani duket se ka lënë anash goditjen dhe do të jetë gati.

Sulmuesi francez duhet të luajë nga minuta e parë kundër Manchester City këtë të mërkurë në Parc des Princes, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasiguria mbetet ende për Marquinhos, që mungon që në ndeshjen e parë kundër Bayern në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por një lajm i mirë për PSG, mbrojtësi brazilian ka stërvitur që nga dita e enjtja.

City dhe PSG takohen të mërkurën nga ora 21:00,

/GazetaBlic Sport