Dy skuadra të tjera të Serie A futen në garë për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares, Kristjan Asllani. Pas Fiorentinës, janë Parma dhe Sassuolo që duan të firmosin me futbollistin kuqezi, i cili deri tani ishte i huazar te Torino nga Interi.
Me rikthimin te zikaltrit, Asllani rrezikon që ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në stol, kështu që edhe vetë drejtuesit e klubit duan që lojtari të kalojë te një skuadër tjetër. Dhe diçka po lëviz në këtë drejtim.
Për mesfushorin shqiptar ka pasur kontakte si nga Parma, ashtu edhe Sassuolo, dy klube në kërkim të një specialisti me karakteristikat e tij. Parma dhe Sassuolo mund të përfitojnë edhe nga fakti që kanë raporte shumë të mira me Interin. Asllani është e sigurt që do të largohet nga Torino dhe tani duhet të zgjedhë se ku do ta vazhdojë karrierën.
Mesfushori është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare dhe trajneri Sylvinjo shpreson që ai të luajë sa më shumë për të qenë në formë optimale për sfidën e Play-off-it kundër Polonisë në muajin mars.


