Largimet nga Chelsea duket se nuk kanë përfunduar plotësisht dhe ai që mund të largohet nga klubi është Timo Werner.
Sulmuesi nuk është përshtatur që nga ardhja e tij në Stamford Bridge, përcjell GazetaBlic Sport.
I zbritur në plan të dytë pas nënshkrimit për 53 milionë euro dhe duke mos përmbushur pritshmëritë, tashmë në mediat angleze raportojnë se gjermani mund të rifillojë hapat e tij dhe të kthehet në Red Bull Leipzig, ku pati paraqitje brilante.
Megjithatë, orët e fundit për të interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze, Newcastle.
/GazetaBlic Sport


