Lajme

Dy shtetas serbë kalojnë kufirin ilegalisht në Kamenicë

11/25/2024 08:58
nga:N K

Njësiti patrullues ka ndalur një kombi në Kamenicë, i cili po vinte nga drejtimi i Serbisë, dhe i njejti kishte kaluar ilegalisht kufirin, përcjell GazetaBlic.

Brenda këtij kombi, sipas Policisë së Kosovës, kanë qenë dy shtetas të Serbisë.

Me vendim të prokurorit rasti i referohet gjykatës për kundërvajtje.

“Novosellë, Kamenicë / 24.11.2024 – 11:50. Njësiti patrullues ka ndalur një kombi i cili po vinte nga drejtimi i Serbisë, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin. Në automjet kanë qenë dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë. Me vendim të prokurorit rasti i referohet gjykatës për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.