Dy shpërthime të forta ndodhën në orët e para të mëngjesit të së hënës në Belgorod, një qytet rus në veri të Ukrainës, tha guvernatori i vendit.
“30 minuta më parë u zgjova nga dy shp[ërthume të forta. Sipas shtabit operativ, nuk ka dëme apo shkatërrime. Nuk ka viktima,” tha guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.
Bombardimet e së hënës vijnë pasi një zjarr i madh shpërtheu në një instalim ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Belgorod të dielën. Shkaku i incidentit ishte i paqartë, raporton CNN.
Ndërkohë zyrtarët rusë kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për sulme ndërkufitare në depot e karburantit dhe instalimet ushtarake, pretendime për të cilat agjencitë e qeverisë ukrainase thonë se synojnë të nxisin “ndjenjën anti-ukrainase”.
Another video showing Jet Aircraft deploying Flares over the Western Russian city of Belgorod, Sonic Booms and possible Explosions have also been reportedly heard over the City tonight, something very strange is occurring. pic.twitter.com/09ZKf1Mnt1
— OSINTdefender (@sentdefender) May 2, 2022