Lajme

Dy raste të personave të zhdukur në 24 orët e fundit

01/21/2025 11:11
nga:N K

Dy raste të personave të zhdukur janë lajmëruar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rasti i parë është Gjilan ku një person i gjinisë mashkullore është raportuar se ka dal nga shtëpia më 20 janar rreth orës 13:00 dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet nga policia.

Ndërsa rasti i dytë është në Shtërpcë, ku është raportuar se për një vajzë nga data 18 janar nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Është raportuar se më 18.01.2025 ka dalë nga shtëpia viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.