Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses transferim të një të dënuari dhe ekstradimin e një të dyshuari nga Çekia përkatësisht Gjermania për në Kosovë.
Policia njofton se “me datë 13.01.2026 është transferuar shtetasi i Kosovës, i dënuar në shtetin e Çekisë për veprën penale “vrasje në tentativë”. I njëjti pas transferimit i është dorëzuar shërbimit korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin e lartcekur”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, policia informon se “me datën 14.01.2026 është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për përfshirje në veprat penale mbajtje në posedim dhe kontroll të armës, lëndim trupor dhe kanosje. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman, ku i dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:


