Lajme

Dy pjesëtarë të Spitalit të Pejës përleshen mes veti

02/06/2024 09:24
nga:N K

Dy punonjës të Spitalit të Pejës janë përfshirë në një rrahje mes vete, ka njoftuar Spitali i Pejës.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe Spitali i Pejës.

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Fadil Gashi, ka thënë për teve1.info se incidenti ka ndodhur rreth orës 09:30, ku pas intervistimit së të dyshuarve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, nga Spitali i Pejës kanë shprehur keqardhje për rastin dhe se janë duke mbledhur të dhënat për këtë rast.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe poashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura. Pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi”, thuhet në reagimin e tyre.