Lajme

Dy persona vrasin një 50 vjeçar në Gjilan

09/12/2021 21:11
nga:Gazeta Blic

Dy persona dyshohet të kenë qëlluar për vdekje ndaj një 50 vjeçari në qendër të Gjilanit, raporton Gazeta Blic.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:45, të së dielës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka dhënë detaje si ka ndodhur ngjarja.

“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshes 50 vjeçare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kani ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusave. Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes ështe siguruar, njoftohet se viktima e cekur eshte pa shenja jete. Per informata tjera ju njoftojmë me raport te shpejtë”, tha ai.