Lajme

Dy persona të lënduar në një aksident në Lëbushë të Deçanit (Video)

08/22/2022 10:48
nga:G B

Dy persona janë lënduar në një aksident në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Gashi gjithashtu ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 08:00, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Lëbushë, Komuna e Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë ai.

Ndryshe, “Peja në Fokus” ka publikuar edhe pamje nga ky aksident: