Lajme

Dy persona raportohen të zhdukur, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Gjilan

02/02/2026 08:44
nga:G B

Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar ditët e fundit në Kosovë, ndërsa organet e rendit kanë nisur hetimet për gjetjen e tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, më 31 janar, rreth orës 09:30, në fshatin Bresje të Fushë Kosovës është raportuar zhdukja e një mashkulli kosovar, i cili është larguar nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, një tjetër rast është raportuar në rrugën “Avdulla Tahiri” në Gjilan, ku më 1 shkurt është denoncuar zhdukja e një femre kosovare, e cila që nga data 29 janar raportohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”.