Lajme

Dy persona mbetën të lënduar nga aksidenti në autostradë që ndodhi afër vendit ku vdiqën dje dy shtetaset shqiptare

12/13/2025 13:26
nga:Sh R

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër vendit i njëjtë ku dje ndodhi aksidenti tragjik që ua mori jetën dy shtetaseve të Shqipërisë.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për Gazetën Express se policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me procedurat.

“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”.

Policia tha se “në vazhdimësi apelon për KUJDES TË SHTUAR GJATË DTEJTIMIT TË AUTOMJETEVE, duke respektuar rregullat e trafikut dhe përshtatur shpejtësinë kushteve atmosferike-mjegullës dhe lagështisë në rrugë”.