Lajme

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

05/09/2025 18:43
nga:Sh R

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamionëve sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ku ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.