Të paktën dy persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që shkaktoi dëme të moderuara pasi goditi Meksikën jugore dhe qendrore të premten.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.5 ishte pranë qytetit turistik të njohur Acapulco, pranë San Marcos në shtetin jugperëndimor të Guerrero, i cili pësoi dëme të moderuara, shkruan BBC.
Një grua, 50 vjeç, vdiq në Guerrero, tha guvernatorja e shtetit Guerrero, Evelyn Salgado, ndërsa Clara Brugada, kryebashkiake e Qytetit të Meksikos, konfirmoi vdekjen e një burri 60-vjeçar dhe tha se 12 persona u plagosën.
Vonë të premten në mbrëmje, Brugada tha se energjia elektrike është rikthyer në “98% të ndërprerjeve të raportuara” në Qytetin e Meksikos.


