Lajme

Dy persona bien brenda në pusin e ujit në Mallakastër

07/10/2022 12:28
nga:G B

Bien brenda në pus dy persona në Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd.

Mësohet se duke pastruar një pus uji kanë rënë B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy personave nga pusi me shenja jete. Ata u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.