Dy të plagosur nga aksidenti i autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë, po trajtohen nën kujdes intensiv në spitalin e Novi Gradit në Kroaci.
Siç raporton mediumi Novilist.hr, dy pasagjerët e plagosur rëndë pritet të transferohen sot drejt Zagrebit, për t’u trajtuar në spitalin e kryeqytetit kroat. Ata ndodhen në rrezik për jetë, raportojnë mediet kroate.
Një burrë, i lënduar nga aksidenti i autobusit që la dhjetë të vdekur në Autostradën A3 në Kroaci, ka pësuar dëmtim të shtyllës kurrizore. Ai është transferuar dje për në Zagreb për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkaq, disa nga të plagosurit lehtë do të lirohen nga spitali sot, raporton mediumi N1 Info.
Sipas këtij mediumi, rreth tridhjetë pasagjerë të autobusit të cilët janë vendosur në një hotel në qytetin Slavonski Brod ndoshta do të udhëtojnë për në shtëpi nesër.


