Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e ka lexuar disa herë draftin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Së fundmi, ai tha se e lexoi këtë sa ishte i ftuar për takim në zyrë të kryeministrit Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
“Së fundmi e kam lexuar prej kryeministrit Kurti. Po, po. Jo jo, e kemi kthyer. Bashkë me Ardianin e kemi lexuar, nja dy orë jemi marrë me të”, shtoi ai në T7.
Ndër të tjera, ai tha se ka fokusim të madh që këtë vit të kryhet marrëveshja Kosovë-Serbi.


