Kupa e Botës 2022

Dy objektivat e radhës për Messin: 100 gola me Argjentinën dhe Champions League me PSG

12/20/2022 09:30
nga:Lorik J

Pas fitimit të Kupës së Botës, Leo Messi nuk dëshiron të ndalet.

Siç raporton Corriere della Sera, sfidat e reja të argjentinasit janë mjaft interesante, përcjell GazetaBlic Sport.

Me Kupën e Botës të kryer si objektiv, tashmë dëshiron të arrijë një objektiv tjetër me kombëtaren: të arrijë 100 gola, aktualisht ka 98, dhe të shijojë disa lojëra si kampion bote.

Pas kësaj, në nivel klubi, ka një tjetër objektiv që Messi dëshiron të arrijë, Champions League me PSG.

/GazetaBlic Sport