Lajme

Dy nxënës të një shkollë në Rahovec e bëjnë për spital një tjetër

09/28/2024 10:20
nga:E K

Dy nxënës të një shkolle në Rahovec janë arrestuar, pasi të njëjtit e kanë rrahur një tjetër.

Policia ka bërë të ditur se nxënësi që është sulmuar fizikisht, ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nxënës të një shkolle, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim”, thuhet në raportin e policisë.