Sot zhvillohen edhe dy çerekfinale të tjera në Kupën e Italisë.
Dy skuadrat që deri më tash e kanë siguruar gjysmëfinalen janë Interi dhe Milani, atje ku pritet të jetë një gjysmëfinale e “zjarrtë”, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë do të mësohet edhe çifti tjetër i gjysmëfinales së dytë ku kalimin tutje e kërkon edhe skuadra e Allegrit, Juventus.
Juventusi do të përballet me Sassuolon në ora 21:00, me “Zonjën e Vjetër” që konsiderohet favorite, por natyrisht se nuk do ta ketë aspak të lehtë.
Në gjysmëfinalen tjetër, Atalanta dhe Fiorentina pritet të ofrojnë poashtu një ndeshje shumë interesante, ashtu siç kanë bërë në takimet e tyre të fundit në Serie A.
/GazetaBlic Sport/


