Sporti

Dy ndeshje shumë interesante sot në Superligën e Kosovës

10/22/2022 08:28
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante.

Dy takime në dy orare të ndryshme do të luhen sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Drita do të tentojë të rikthehet tek fitoret pas humbjes nga Prishtina, me skuadrën e Nuhiut që e lëshoi fitoren nga duart në minutat e fundit të takimit.

“Intelektualët” do të përballen me Ferizajn, klub ky që po kalon në një krizë të madhe dhe në këtë takim vjen pas humbjes shokuese 0 me 6 nga Malisheva.

Në anën tjetër, Prishtina e pret Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pritet të zhvillohet një ndeshje interesante, ashtu siç kanë bërë këto dy skuadra në takimet e tyre të mëparshme.

Ky takim do të luhet në ora 18:00.

/GazetaBlic Sport/