Sporti

Dy ndeshje shumë interesante sot në Superligë, në fushë zbresin Drita e Prishtina

09/30/2021 10:26
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Ditën e djeshme u zhvilluan tri takime, atje ku Drenica e mposhti Malishevën, Gjilani triumfoi ndaj Llapit, kurse Ballkani dhe Feronikeli barazuan në Suharekë, përcjell GazetaBlic Sport.

Drita – Dukagjini dhe Prishtina – Ulpiana janë dy ndeshjet që do të zhvillohen sot.

Drita do të synojë që të kthehet tek fitorja pas humbjes në derbi nga Gjilani, kurse Dukagjini i trajnerit Dallku, poashtu kërkon të kthehet me pikë nga transferta shumë e vështirë.

Prishtina në anën tjetër kërkon fitoren e radhës ndaj Ulpianës, një skuadër që ka ditur të befasojë në këtë kampionat.

Të dy ndeshjet zhvillohen në ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/