Dy ndeshje shumë interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës.
Në Therandë, Ballkani e pret skuadrën e Llapit, atje ku pritet të jetë një përballje jashtëzakonisht interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat nuk janë në momentin e tyre më të mirë, në veçanti skuadra e Llapit, e cila ka 9-të ndeshje pa fitore në Superligë.
Takimi tjetër zhvillohet mes Malishevës dhe Suharekës, dy skuadreve që kanë prodhuar futboll të bukur me lojën e tyre.
Të dy këto ndeshje nisin nga ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/