Sporti

Dy ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës, Drenica nikoqire e Prishtinës, Gjilani pret Dukagjinin

02/24/2022 09:02
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy ndeshje të tjera në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica dhe Prishtina, dy skuadrat që nuk janë larguar asnjëherë nga elita e futbollit tonë, do të përballen sot në “Bajram Aliu”, shkruan GazetaBlic Sport.

Tradicionalisht, Drenica ka qenë një kundërshtar i papërshtatshëm për kryeqytetasit, aq më shumë tash kur nuk janë në një situatë aspak të mirë në aspektin e rezultateve.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit. Skuadra e Munishit vjen në këtë takim pas fitores ndaj Feronikelit, kurse Dukagjini nuk po kalon në një moment të të mirë pas fillimit të sezonit pranveror.

Të dy takimet zhvillohen në ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/