Sporti

Dy ndeshje me shumë përgjegjësi brenda 24 orëve, Çaka shembullor me referimin e tij

04/11/2025 17:24
nga:Mergim Rreci

24 orët e fundit ishin shumë të ngjeshura për njërin nga gjyqtarët më të mirë të futbollit kosovar, Dardan Çaka.

Së pari, ditën e djeshme, ai referoi në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës mes Llapit dhe Drenicës, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Pas përfundimit të këtij takimi, pikërisht dje, ai u delegua për ndeshjen e sotme mes Dukagjinit dhe Ballkanit, duke marrë një tjetër përgjegjësi të madhe, në një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo për të dy skuadrat.

Megjithatë, pavarësisht ngarkesës fizike dhe orarit të afërt të ndeshjeve, Çaka duhet vlerësuar maksimalisht për mënyrën se si i ka udhëhequr ato, me dy ndeshjet që nuk prodhuan asnjë rast për t’u diskutuar.

Kujtojmë që ky gjyqtar çuditërisht ende nuk është i pajisur me stemën e FIFA-s.

/GazetaBlic Sport/