Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje shumë interesante.
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është grumbulluar nga ekipi i tij për ndeshjen e sotme ndaj Chelseas.
Skuadra e tij, Lille nga Franca do të ballafaqohet me Chelsean nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit direkt, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosovari nëse luan sot me Lille, atëherë do të debutojë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja tjetër shumë interesante pritet të jetë ajo mes Villarrealit dhe Juventus, atje ku dy skuadrat synojnë kalimin e madh tutje.
Të dy ndeshjet luhen në orarin e njëjtë, 21:00.
/GazetaBlic Sport/


