Sot zhvillohen dy ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Malishevës e pret atë të Feronikelit në stadiumin “Liman Gegaj”, në Malishevë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Industrialistët” nga Drenasi nuk po kalojnë në një moment aspak të mirë, atje ku ende nuk kanë arritur të marrin pikë në ndeshjet e sezonit pranveror.
Në anën tjetër, Malisheva ka një skuadër shumë stabile dhe është dukshëm favorite në këtë takim.
Një tjetër takim interesant pritet të jetë ai mes Dukagjinit dhe Prishtinës, skuadrës nga kryeqyteti të zhytyr në krizë.
Ky takim zhvillohet në ora 13:30, në stadiumin “18 Qershori”, në Klinë.
/GazetaBlic Sport/


