Sporti

Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës

4 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Malishevës e pret në stadiumin ‘Liman Gegaj’ atë të Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Do të jetë një përballje e fortë, kjo për faktin se të dy ekipet po luftojnë për një vend që dërgon në Evropë.

Në takimin tjetër, Drita kryesuese luan në transfertë ndaj Feronikelit ’74.

Të dy përballjet luhet me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/