Sporti

Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Ballkani dhe Gjilanin synojnë fitoret e radhës

12/04/2021 08:18
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës.

Në program janë ndeshjet e xhiros së 17-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica e zhytyr në krizë financiare e pret skuadrën e Ballkanit, atje ku do ta ketë shumë të vështirë në stadiumin “Bajram Aliu”.

Ballkani është në vendin e parë dhe po tregon paraqitje të mira, andaj sot synon fitoren e radhës në Skenderaj.

Në anën tjetër, Gjilani i Ismet Munishit e pret në shtëpi skuadrën e Malishevës, ndeshje kjo që nuk pritet të jetë e lehtë për “Skifterat”.

Malisheva e nisi furishëm kampionatin, por tashmë ka pak rënie në rezultate. Megjithatë, në këtë takim vjen pas fitores ndaj Drenicës.

Të dy ndeshjet zhvillohen në ora 13:00.