Sporti

Dy ndeshje fantastike zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

12/01/2024 08:23
nga:Lorik J

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy superndeshje të javës së 15:00.

Me fillim nga ora 13:00 luhet ndeshja Gjilani – Malisheva dhe transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion.

Në po të njëjtin termin, luhet edhe një lojë goxha interesante.

Në Klinë, Dukagjini përballet me Prishtinën.

Fitorja do t’u kryente goxha punë vendasve sot, në rrugën për mbijetesë në futbollin elitar kosovar.