Ditën e sotme zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës.
Drita dhe Prishtina premtojnë spektakël në ndeshjen që do të zhvillohet në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.
Aktualisht, Prishtina gjendet në vendin e katërt, ku nga pesë ndeshje ka tri fitore dhe dy humbje, me gjithsej 16 pikë.
Teksa një vend më poshtë është Drita, ku në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy fitore, me 15 pikë të grumbulluara.
Përballje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt e Malishevës, e cila po ashtu do të nis nga ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/