Sporti

Dy ndeshje fantastike edhe sonte në Ligën e Kampionëve

02/21/2024 08:04
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte.

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, shkruan GazetaBlic Sport.

Napoli dhe Barcelona do të duelojnë në ndeshjen e parë eliminuese, me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani që pritet të jetë titullar nga minuta e parë.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Portugali, mes Portos dhe Arsenalit, me të dy takimet që do të luhen me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/