Skuadra e Dritës sonte ballafaqohet me Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet,
Kampioni i Kosovës luan ndaj gjigantit danez në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00. Në sfidën e parë në udhëtim, FC Drita humbi me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kundërshtari nga Danimarka e ka nisur mbarë edicionin në kampionatin e tyre respektiv, duke fituar dy ndeshjet e para.
Gjatë këtyre dy takimeve, Copenhagen realizoi 5 gola, kurse pranoi dy në ndeshjen e parë ndaj Viborg. Natyrisht, këto janë një sinjal i qartë që Drita do të përballet me një kundërshtar të vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.

/GazetaBlic Sport/


